Rëndohet situata në Durrës! Banesat nën ujë, përmbyetet edhe burgu ku mbahet Veliaj dhe Beqaj
Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj DURRËS-Situata në Durrës vijon të jetë problematike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Uji ka vërshyer në banesa duke shkaktuar përmbytje dhe për pasojë tetë familje po evokohen, ku tre prej tyre janë nga Shijaku. Familjet do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë përmbytje ka dhe në IEVP-në e Durrësit. Raportohet se janë përmbytur 8 qeli, ndërkohë që po dërgohen pompa për të larguar ujin. Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, vuajnë dënimin, mes të tjerëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Në këtë institucion gjenden rreth 300 të paraburgosur. Shkollat janë mbyllur ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar në akse alternative, përmes Ndroqit dhe Elbasanit./ZËRI 640 0 695ce1a7e6579 hjklpng
Burimi:
zeri.ai