Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes
Situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike pasi është çarë si shkak i reshjeve të dendura të shiut. Si pasojë, janë izoluar lëvizjet e banorëve dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve drejt Shqipërisë juglindore. Autoritetet raportojnë se përkeqësimi i kushteve ka bërë të pamundur kalimin e mjeteve, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët e zonës dhe udhëtarët që përdorin këtë aks. Strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.