Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar. Fillimisht, dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike. Raportohet se si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje. Viktimat janë Adi Alushaj, rreth të 30-ave dhe Esat Brahimaj, rreth të 40-ave. Ndërkohë, pasagjeri në një prej automjeteve, 40-vjeçari Andrea Begaj, u nxor nga mjeti në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë më pas. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa autoritetet vijojnë...