Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

Rëndohet bilanci! Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Siçili (Emri)

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, me shtetësi shqiptare, i cili ishte drejtuesi i makinës që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta. Nga përplasja, kishte ndërruar jetë menjëherë bashkatdhetari i tij, Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit. Mjekët e spitalit bënë gjithçka për të shpëtuar Tili Pilincin, por zemra e tij ndali së rrahuri mbrëmjen e kaluar. Të lënduarit e tjerë nga aksidenti dramatik, i cili ndodhi në orët e para të së hënës, janë jashtë rrezikut për jetën. Makina që u përplas me kamionin transportonte qytetarë shqiptarë të...