Rekomandimi i mediave të huaja: Çfarë mund të vizitoni në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?
Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Evropë, falë bukurive natyrore, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, shkruan faqja turistike ”Turisti per caso”. Një udhëtim 7-ditor mjafton për të zbuluar esencën e vendit, duke përfshirë qytete historike, peizazhe malore dhe plazhe që rivalizojnë destinacionet më të famshme të Mesdheut.Tirana, porta hyrëse e turizmit shqiptar Udhëtimi nis në Tiranë, kryeqytetin dinamik të Shqipërisë. Sheshi Skënderbej, Muzeu Historik Kombëtar, Xhamia Et’hem Bej dhe zonat kulturore si Blloku ofrojnë një panoramë të qartë të transformimit urban dhe historik të vendit. Për turistët që kërkojnë natyrë, mali i Dajtit ofron pamje panoramike dhe ajër të pastër vetëm pak minuta nga qendra e qytetit. Kruja dhe Shkodra, histori dhe identitet kombëtar Vetëm një orë...
Burimi:
kohajone.com