Reklamonte jetën e luksit dhe u kap me drogë, dënohet 22-vjeçari shqiptar në Angli

Reklamonte jetën e luksit dhe u kap me drogë, dënohet 22-vjeçari shqiptar në Angli

BRITANI E MADHE-Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar nga autoritetet britanike me 25 muja burg. Ai është Kelmend Tershalla, 22 vjeç. Tershalla u arrestua vitin e kaluar në High Wycombe, Buckinghamshire, pasi policia ndaloi makinën e tij më 25 tetor dhe gjeti sasi të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit u zbulua një sasi lënde narkotike kokainë, e cila ishte ndarë në gjashtë doza të veçanta. Ata gjetën gjithashtu kanabis të paketuar në 31 kavanoza me ngjyra të ndryshme dhe pesë paketime me cigare elektronike kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se Tershalla u kap me 319.47 paund para dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se i riu shqiptar kontaktonte përdoruesit dhe po organizonte furnizimin me drogë. Në një seancë për përgatitjen e gjykimit, ai më vonë kishte pranuar posedimin e...