Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta për ilaçet në Spitalin e Beratit dhe spitale të tjera rajonale
Nuk kanë të sosur çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma. Kjo kompani furnizon spitalet me disa barna për pacientët, faturat e të cilave i paguajnë degët përkatëse të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor sipas konsumit mujor që bëjnë spitalet në rrethe, në bazë të nevojave të pacientëve. Por pas spitalit rajonal të Fierit, Spitalit Rajonal të Korçës edhe spitali i Beratit është në të njëjtën situatë me kompaninë Rejsi Farma, e cila ka faturuar për barna me të cilat ka furnizuar këtë spital në vitin 2023 në një vlerë prej afro 41 milion lekë. Por edhe në spitalin e Beratit ashtu si në spitalet e tjera në bazë të akt-akordimeve Rejsi Farma i ka marrë një herë paratë nëpërmjet faturave...
Burimi:
top-channel.tv