Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet! Doli në terren, punonjësin e ndërmarrjes komunale e merr rrjedha e ujit

Regjistrohet viktima e parë nga përmbytjet! Doli në terren, punonjësin e ndërmarrjes komunale e merr rrjedha e ujit

përmbytjet në Durrës DURRËS-Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. 54-vjeçari u gjet pa shenje jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Policia njofton se viktima ishte shpallur i zhdukur, ndërsa dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.  Viktima, rezulton se ishte punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Ai kishte dalë në terren në kuadër të detyrës së tij, për shkak të problematikave të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Gjatë kësaj kohe, 54-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, duke humbur jetën. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të...