Regjistër elektronik për persona që nuk lejohen të shkojnë në kazino

Regjistër elektronik për persona që nuk lejohen të shkojnë në kazino

Me vendim të Këshilli i Ministrave, i marrë këtë të premte, 27 shkurt, është miratuar ngritja e një regjistri elektronik ku do të përfshihen individët që, me kërkesën e tyre, ndalohen të hyjnë në ambiente fizike të lojërave të fatit, si edhe në faqe interneti, aplikacione apo platforma online që ofrojnë këto shërbime. Ky regjistër do të administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, me qëllim zbatimin e menjëhershëm të ndalimit. Kërkesa për përfshirje në regjistër mund të paraqitet nga vetë lojtari ose nga një familjar i tij. Aplikimi bëhet përmes portalit e-Albania dhe shqyrtohet nga autoriteti përkatës. Nëse kërkesa miratohet, të dhënat e...