Reforma e re territoriale, organizata hasjane: Hasi të jetë bashki me vete
Hasi HAS- Shoqata Atdhetare Hasi, në krye me Kujtim Morinën, së bashku me Diasporën Hasjane, me koordinator Uran Derri, zhvilluan një takim publik në Tiranë me temë me temën “Vetëqeverisje Lokale për Zhvillim të Qëndrueshëm”, ku të pranishëm ishin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi si dhe ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Abbott. Në këtë takim, fokusi i dy organizatave të qytetit të Hasit ishte vendosja e statusit të një njësie të veçantë bashkiake për Hasin. Ata argumentuan se kjo krahinë mbart vlera të mëdha historike dhe kulturore dhe se Hasi nuk meriton të përballet me sfida territoriale. “Deri më tani nuk ka asnjë deklarim zyrtar për këtë bashki, por pikërisht mungesa e deklarimit krijon frikë. Do të ishte mëkat që gjithë ky çlirim vlerash, që...
Burimi:
zeri.ai