Referendumi “Pro Familjes”, KQZ çel rrugën për mbledhjen e firmave

Referendumi “Pro Familjes”, KQZ çel rrugën për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pajisë më formularin tip, grupin nismëtar për mbledhjen e firmave të qytetarëve me qëllim zhvillimin e Referendumin e Përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë. Grupi nismëtar ka kërkuar nga KQZ pajisjen me formularin tip me qëllim hapjen e rrugës për referendumin, qëllimi i të cilit sipas nismëtarëve është mbrojtja e familjes. Përfaqësues të Komitetit Nismëtar për Referendumin “Pro Familjes”, kanë paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën më datë 22.12.2025, për fillimin e procedurave për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm për shfuqizimin e ligjit nr. 64, datë 6.11.2025 “Për barazinë gjinore”. Në mbledhjen e kësaj të hëne, KQZ vendosi të shtyjë duke u lënë kohë grupit nismetar të riformulojnë më qartë pyetjet për referendumi. Ligji saktëson...