“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se “Durana Tech Park” është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për të favorizuar biznesmenët e afërt me qeverinë. Në interpelancën e kërkuar me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Shehaj theksoi se pasi dështuan ta bënin këtë projekt fizikisht, kaluan virtualisht. Gjatë seancës plenare, ai nxori një foto në Kuvend, duke thënë se nga një projekt me vizion i shumë reklamuar dhe shtoi se tani është një “fushë me lopë”. “Ju u premtuat qytetarëve e se për këtë qëllim duhet t’u premtojmë investitorëve të huaj e vendas se ata nuk do të paguajnë taksa, zero taksa se kjo është mënyra e vetme që ta të shkojnë të investojnë në Durana Park. Iu thatë shqiptarëve se...
Burimi:
gijotina.com