‘Realitet paralel’, BIRN: Analistët kritikojnë strategjinë e Edi Ramës përballë protestave
Mijëra qytetarë po dalin në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit duke protestuar prej dhjetë ditësh kundër një një investimi masiv turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro -Nartë dhe kundër korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. E ndërsa protestat në terren sa vijnë e bëhen më masive, shoqëruar me protesta të diasporës dhe me reagime të forta në rrjetet sociale në komente e peticione, Rama ka zgjedhur të kundërpërgjigjet në takimet e improvizuara për 35 vjetorin e Partisë Socialiste – të ngjashme me antimitingjet. Rama shfaqet çdo ditë në takime politike me militantë të Partisë Socialiste të organizuara në të njëjtën fashë orari kur protestuesit derdhen në sheshe dhe të transmetuara live me regji...
Burimi:
sot.com.al