Reali fitore magjike ndaj City-it në aktin e parë, Valverde dhuron spektakël (VIDEO)
Real Madrid ka hedhur një hap të madh drejt çerekfinaleve të UEFA Champions League, pasi mposhti 3-0 Manchester City në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Federico Valverde, i cili realizoi një “hat-trick” spektakolar. Mesfushori uruguaian zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pasi përfitoi nga një top i gjatë i portierit Thibaut Courtois. Valverde avancoi drejt zonës, shmangu portierin Gianluigi Donnarumma dhe dërgoi topin në rrjetën e boshatisur. Presioni ofensiv i madrilenëve vazhdoi edhe më tej. Në minutën e 27-të, Valverde realizoi golin e dytë pas një aksioni ku topi i nisur nga Vinícius Júnior devijoi te Brahim Díaz dhe përfundoi te uruguaiani, i cili goditi fort përgjatë tokës për të dyfishuar epërsinë. Pak minuta para përfundimit të pjesës...
Burimi:
kohajone.com