Reagon Drejtoria e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit

Reagon Drejtoria e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me arratisjen e Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit. Drejtoria ka dhënë informacion lidhur me këtë ngjarje dhe në reagim thuhet: Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje...