Reagimi nga Policia, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Në një moment gjatë protestës që po vijon, një protestues u godit në kokë nga një gaz lotsjellës, duke shkaktuar panik mes pjesëmarrësve. Deri tani nuk ka informacion për identitetin e personit të lënduar, por situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet po monitorojnë zonën për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Banorët dhe qytetarët janë këshilluar të shmangin zonën për shkak të rrezikut nga mjetet shpërthyese dhe gazlotsjellësit.
Burimi:
kohajone.com