Reagime të shumta për procesin gjyqësor në Hagë, ku prokuroria kërkoi 45 vjet burg për Thaçin,….
Presidentja e Kosovës Osmani, tha se “Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi” duke shtuar se “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër dhe kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentativa për ta rishkruar historinë”. Në Kosovë pati sot reagime të shumta pasi Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë kërkoi nga 45 vjet burgimpër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë”. “Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër...
Burimi:
kohajone.com