Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
Re të dendura tymi të zi janë shfaqur sërish pasditen e sotme në zonën e Milotit, duke u bërë të dukshme edhe nga superstrada që përshkon këtë zonë. Pamjet tregojnë djegie të gomave, një situatë që sipas banorëve po përsëritet vazhdimisht. Siç raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Djegia e materialeve në këtë zonë është kthyer në një problem të përsëritur, që prej kohësh shqetëson banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor, për shkak të ndotjes së madhe të ajrit dhe rrezikut që mund të krijojë për qarkullimin. Megjithatë, pavarësisht përsëritjes së kësaj situate, deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse për ta frenuar atë....
Burimi:
top-channel.tv