Rasti i tre fëmijëve të mitur të braktisur nga nëna në Durrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Janë marrë masat për mbrojtjen e tyre
Pas publikimit në media të rastit të dyshuar të braktisjes së tre fëmijëve të mitur në Durrës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar zyrtarisht, duke bërë të ditur se janë ndërmarrë menjëherë veprimet institucionale për mbrojtjen e tyre. Sipas deklaratës për media, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, ka marrë deklaratat e nënës, fëmijëve dhe gjyshes së tyre. Pak minuta më parë, tre fëmijët janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna. Autoritetet bëjnë me dije se fëmijëve u është siguruar ushqimi dhe veshmbathja e nevojshme, ndërsa në vijim pritet të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të vendosë mbi masat e...
Burimi:
top-channel.tv