Rasti i abuzimit seksual në Përmet! Apeli rikthen në detyrë shefin e Krimeve, Dhurim Çenko

Rasti i abuzimit seksual në Përmet! Apeli rikthen në detyrë shefin e Krimeve, Dhurim Çenko

foto ilustruese GJIROKASTËR- Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masën e pezullimit të Dhurim Çenkos, efektiv i policisë i cili u pezullua nga detyra, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet. Dhurim Çenko nuk kishte raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve. Zbulimi i rastit u bë më shtator ku efektivi i policisë Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka abuzuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën....