Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Rast pas rasti/ Si po shemben projektet e florinjta të dyshes Rama-Balluku

Shembja e rrugëve është kthyer në fenomen, për të cilin duhet të merren masa para se të jetë tepër vonëNjë problem i veçuar me rrugët mund të shpjegohet me faktorë natyrorë, një tjetër me gabime njerëzore, por kur brenda pak vitesh shembjet, rrëshqitjet dhe çarjet bllokojnë vepra të sapoinauguruara, atëherë ky është një fenomen që kërkon të analizohet para se të marrë jetë njerëzish.Këtë të dielë, radha ishte e aksit Librazhd-Prrenjas, që u bllokua për rreth shtatë orë për shkak të rrëshqitjes masive të gurëve dhe dherave mbi karrexhatë.Prrenjas i bllokuarQindra automjete që lëviznin nga Tirana drejt Korçës dhe anasjelltas mbetën të bllokuara, ndërsa autoritetet hapën vetëm një kah të qarkullimit pas ndërhyrjes së mjeteve të rënda.Policia njoftoi se drejtuesit e mjeteve mund të përdornin...