Raportin Vjetor i AKSEM, Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula: Siguria në miniera, prioritet absolut
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte i pranishëm në analizën vjetore të Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ku u vlerësua puna dhe angazhimi i kësaj strukture në një sektor me rëndësi të veçantë për ekonominë dhe sigurinë publike. Gjatë fjalës së tij, Inspektori i Përgjithshëm shprehu konsideratën e lartë për përkushtimin dhe profesionalizmin e trupës inspektuese, duke theksuar rolin e saj kyç në parandalimin e aksidenteve dhe avarive në aktivitetin minerar. Ai nënvizoi se, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet sektori, miniera me histori të gjatë operimi, teknologji të amortizuara, si dhe mungesë të specialistëve të rinj për shkak të interesit të ulët të brezave të rinj për këtë fushë, është realizuar një punë e konsiderueshme për garantimin e mbarëvajtjes...
Burimi:
top-channel.tv