RAPORTI- SPAK sekuestron 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në raportin vjetor për vitin 2025, deklaron se përgjimet janë përdorur në 186 procedime penale gjatë vitit të kaluar. Në total janë interceptuar 3004 pajisje telefonike, që do të thotë se mijëra komunikime të personave nën hetim janë monitoruar në kuadër të hetimeve të institucionit. SPAK bën me dije se janë ekzaminuar me laboratorin digjital 375 celular që janë bllokuar në funksion të hetimeve të ndryshme bashkë me 65 kompjutera dhe 63 USB dhe CD. Sipas raportit, në disa raste të dhënat e përfituara nga përgjimet kanë zbuluar edhe elementë të veprave të tjera penale jashtë objektit fillestar të hetimit, duke bërë të mundur regjistrimin e procedimeve të reja penale nga SPAK. Pjesë nga raporti...
Burimi:
zeri.ai