Raporti SOCTA 2026/ Ministri Lamallari: Krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar, duhet ta parandalojmë

Raporti SOCTA 2026/ Ministri Lamallari: Krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar, duhet ta parandalojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në prezantimin e raportit SOCTA 2026, dokumentit strategjik që analizon kërcënimet nga krimi i organizuar dhe krimet e rënda në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se raporti paraqet një panoramë të qartë të mënyrës se si po evoluon kriminaliteti dhe ndihmon institucionet ligjzbatuese të ndërtojnë politika më efektive për luftën kundër tij. “SOCTA nuk është thjesht një raport. Ai është pasqyra më e qartë e mënyrës se si evoluon kriminaliteti, e rreziqeve me të cilat përballemi sot dhe e sfidave që duhet të adresojmë nesër”, u shpreh Lamallari. Sipas gjetjeve të raportit, grupet kriminale të organizuara mbeten kërcënimi kryesor për sigurinë, duke u bërë gjithnjë e më fleksibël, më të sofistikuar dhe më të...