Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive elektorale”, duke ngritur shqetësime serioze për standardet demokratike në vend. Në deklaratën zyrtare, PD thekson se ky vlerësim nuk është politik, por një analizë e pavarur dhe shkencore që, sipas saj, konfirmon problematikat e ngritura prej kohësh nga opozita dhe organizma ndërkombëtarë, përfshirë edhe raportet e OSBE-ODIHR. Sipas opozitës, raporti evidenton probleme të thella si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përqendrimi i pushtetit, kontrolli mbi sistemin e drejtësisë, presioni ndaj mediave dhe përdorimi i administratës publike për qëllime politike. PD akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën për ndërtimin e një sistemi që, sipas saj, funksionon si “autokraci në praktikë”, ku institucionet ekzistojnë formalisht, por nuk garantojnë funksionimin...
Burimi:
gijotina.com