Raporti i PD pro arrestimit të Ballukut/ Zbardhen argumentet e SPAK, kush janë të “fortët” që u bëjnë presion dëshmitarëve
Detaje të tjera janë zbardhur këtë të martë nga raporti i anëtarëve demokratë, në Këshillin e Mandateve për kërkesën e SPAK, për arrestimin e Belinda Ballukut. Anëtarët demokratë kanë deklaruar përmes raportit se PD është pro arrestimit të Ballukut, ndërsa evidentohet se sipas SPAK, Belinda Balluku ka përdorur “të fortë” dhe anëtarë të kabinetit të saj për të intimiduar një dëshmitare. Po sipas raportit, dëshmitarja është shprehur para prokurorëve të SPAK se është tunduar me anë të korrupsionit që të ndryshojë deklarimet e saj dhe për pasojë është ndjerë e frikësuar. “Gjatë mbledhjes së Këshillit të datës 23.02.2026, prokurorët sqaruan më tej këtë rrethanë, duke theksuar se deputetja Belinda Balluku është përpjekur të ushtrojë presion mbi dëshmitarët, përmes dy formave: (1) Përmes “të fortëve”, për...
Burimi:
gijotina.com