“Range Rover”-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj! Zbardhen rastet në Pogradec, pranga autorit, në kërkim porositësi

“Range Rover”-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj! Zbardhen rastet në Pogradec, pranga autorit, në kërkim porositësi

PAMJE NGA NGJARJA POGRADEC-Policia e Pogradecit ka zbardhur djegiet e qëllimshme të dy automjeteve në qytet. Policia bën të ditur se njëra prej ngjarjeve është kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë, ku një automjet tip "Range Rover" u shkrumbua nga flakët. Mjeti rezultoi të jetë në pronësi të Erion Maxhari, emër i njohur për policinë e Pogradecit. Edhe në rastin e 28 dhjetorit, mësohet se pronari i automjetit, Artur Musollari, është një person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec.  Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale.  Në pamjet e siguruar nga kamerat është identifikuar autori i dyshuar Julian Troka, si dhe...