Rama zbret në Tiranë, nis prezantimin e drejtuesve politikë në çdo njësi
Këtë të premte në mbrëmje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, në kuadër të riorganizimit politik në terren. Në këtë aktivitet, Rama shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili së fundmi është ngarkuar si drejtues politik për këtë njësi. Takimi pritet të shërbejë edhe për prezantimin e ekipit drejtues lokal, ku përfshihen gjithashtu Gent Gazheli, ministrja Delina Ibrahimaj dhe zëvendësministrja Olta Manjani. Sipas burimeve në media Rama do të vijojë prezantimet e drejtuesve dhe mbledhjet me asambletë e çdo njësie, duke qenë dhe vetë prezent. Në vijim të axhendës politike, të shtunën më 28 mars, kreu i qeverisë do të mbledhë Grupin Parlamentar socialist në Pallatin e Brigadave, në...
Burimi:
sot.com.al