“Rama viziton ‘Art Explora’, artistët preken nga sulmi i papritur”
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ambientet e qendrës ndërkombëtare të artit “Art Explora” në Vilën 31 në Tiranë, e cila u sulmua dje me molotovë nga protestues të opozitës. Gjatë vizitës në rezidencën e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, Rama theksoi se fondacioni prestigjioz “Art Explora” prej kohësh mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova dhe e gjithë bota. “I gjeta të traumatizuar nga çmenduria dhe barbaria e mbrëmshme. Ishte një sulm i verbër i një grupi të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një individi tetëdhjetë e ca vjeçar, i cili lëviz i lirë nëpër Tiranë, ndërkohë që askush pothuajse nuk e ndalon,” u shpreh Rama. Kryeministri shtoi se gjykatësit që lirojnë këta zjarrvënës, sa herë arrestohen nga...
Burimi:
kohajone.com