Rama: UÇK, dëshira jonë udhëheqësit të kthehen në shtëpi
Kryeministri Edi Rama, gjatë episodit të 10-të të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim”, diskutoi me profesor Arjan Gjonçaj rreth gjyqit të komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Gjonçaj shprehu habinë për mungesën e mbështetjes financiare nga Kosova për ekspertët e mbrojtjes së të akuzuarve. Rama theksoi se nuk kishte biseduar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe beson se mosmbështetja ishte motivuar nga dëshira e Kurtit për të mos e rënduar pozicionin e tij ndërkombëtar. Ai shtoi se Shqipëria kishte dhënë ndihmë kryesisht nëpërmjet sensibilizimit, dhe se Kurti nuk donte të ekspozohej si kundërshtar i sistemit ndërkombëtar. Kryeministri nënvizoi gjithashtu se nuk ka pozicion zyrtar në Kosovë dhe se nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendit. Ai shtoi...
Burimi:
kohajone.com