Rama u përgjigjet gjyqtarëve: U shfaqën si parti politike, duan 37 milionë euro nga buxheti i shtetit
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve në lidhje me pagat. Në një komunikim në rrjetet sociale, Rama tha se Shoqata e Gjyqtarëve u shfaq si parti politike me gjuhën e përdorur. “Jam këtu në një komunikim të drejtpërdrejtë sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë publikisht, për një përpjekje, në këndvështrimin tim, është e pajustifikueshme, është e papranueshme për t’iu imponuar Parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes, gjyqtar me gjyq. Këtë shqetësim publik e kam shprehur si palë, në emër të një pale. Një palë për të mbrojtur interesin e vet, publik me gjykatë. Befas Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një...
Burimi:
kohajone.com