Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj: jo reforma, jo luftë reale kundër korrupsionit, por… një gotë raki. Duke folur në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, Rama zgjodhi të bëjë humor me një nga plagët më serioze të vendit, duke sugjeruar se efekti i rakisë mund të jetë më i fuqishëm sesa çdo politikë publike për të “zbutur” shqetësimet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Sot në stendën ‘takohu me qeverinë’ nuk do të gjeni vetëm raki, por do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e...