Rama takim me të rinjtë në Gjirokastër: Do plotësojmë shkollat me laboratorët smart!

Rama takim me të rinjtë në Gjirokastër: Do plotësojmë shkollat me laboratorët smart!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastë për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se do të rrisë finacimet për programet e “start-up”-eve, për tu dhënë kështu mundësi edhe të rinjve që janë ende në shkollë apo universitet. Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se do të rritet numri i shkollave të pajisura me laboratorët smart, në mënyrë që fëmijët të kenë akses në teknologji. Ndërkohë theksoi se do të punohet për të investuar më shumë në Inteligjencën Artificiale. “Do të duhet të shtojmë financimin për programin e “start-up”-eve, por do të duhet të gjejmë rrugët për të rritur financimin edhe për sa i përket atyre që janë ende...