“Rama show politik, u thotë bizneseve…”/ Rritja e çmimit të karburanteve, Buxhuku: Duhet të kishim marrë mësime…

“Rama show politik, u thotë bizneseve…”/ Rritja e çmimit të karburanteve, Buxhuku: Duhet të kishim marrë mësime…

Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë shqiptare ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, duke e cilësuar atë si një “show politik”. Sipas tij, deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili u ka kërkuar bizneseve të karburanteve të kufizojnë fitimet, janë të papërshtatshme për një ekonomi tregu. Buxhuku theksoi se fitimi është thelbësor në funksionimin e tregut dhe se nuk mund t’u kërkohet bizneseve të heqin dorë nga ai. Ai argumentoi në një studio televizive se një qeveri duhet të ndërhyjë përmes politikave dhe mekanizmave rregullatorë për të shmangur fitimet e tepërta në kohë krize, dhe jo përmes thirrjeve publike ndaj operatorëve privatë. “Nuk mund të kërkohet nga bizneset që të mos fitojnë, kjo bie ndesh me vetë parimet e ekonomisë...