Rama publikon videon ironizuese: Kush e ka bo hallall
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të prodhuar nga inteligjenca artificiale, e cila ironizon deklaratat e tij të bëra nga takimi me PS në Elbasan. Kreu i qeverisë imitojë infulencerët dhe protestuesit, duke bërë veprime të çuditshme para socialistëve të cilët e duartrokitën. Krahas videos, Rama shkruan “Kush e ka bo hallall”. Përveç numrit të protestuesve, një nga aspektet më të spikatura janë pankartat që akuzojnë qeverinë për korrupsion në mënyrë thumbuese dhe ironike. Qytetarët kanë protestuar për 8 ditë radhazi, duke kërkuar anulimin e investimit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Përgjigja e këtij të fundit për qytetarët se projekti do të realizohet, ndërsa protestuesit i ka akuzuar se po dëmtojnë turizmin në vendin tonë.
Burimi:
opinion.al