Rama publikon raportin: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike

Rama publikon raportin: Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale raportin për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet e nënta në botë për sigurinë kibernetike. “Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”, shkruan Rama.