Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100
Kryeministri Edi Rama ka rihapur debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Për të një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore. ”Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi Kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi Kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të tjera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen...
Burimi:
kohajone.com