Rama: Projekti TID i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit të vjetër, pavarësisht kundërshtimeve
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në podkastin “Flasim”, diskutoi për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjyqin në Hagë, situatën politike në vend dhe protestat e opozitës. Një vëmendje të veçantë ai i kushtoi projektit të rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit, duke shpjeguar se ky projekt po keqinterpretohet nga disa media dhe aktorë publikë. Sipas Ramës, projekti ka një natyrë strategjike dhe ka për qëllim të ruajë dhe të promovojë qytetin e vjetër mesdhetar si një destinacion turistik me rëndësi europiane. Zona Arkeologjike A, ku do të zhvillohet projekti, nuk është një hapësirë urbane e zakonshme, por një pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe botërore, ku përfshihen monumente të rëndësishme si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin dhe Termat Romake. Hyrja e kësaj zone në Listën e...
Burimi:
kohajone.com