Rama poston pamjet, godinë moderne për fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Rama poston pamjet, godinë moderne për fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit

Përmirësimi i infrastrukturës universitare dhe rritja e cilësisë së mësimdhënies mbetet në fokus të investimeve të qeverisë. Një nga projektet e investuara së fundmi është edhe ai për godinën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kantieri i punës për ndërtimin e këtij fakulteti, i cili do të ketë një godinë moderne me hapësira dinjitoze për studentët dhe stafin akademik. ”Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit po merr formë dita-ditës, në një godinë moderne, me laboratorë, salla leksioni me kapacitet të lartë për studentët, ambiente seminari në çdo kat dhe hapësira dinjitoze për stafin akademik. Një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës universitare dhe...