Rama poston foto me flamingon, falënderon qytetarët që e uruan për ditëlindjen
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama feston sot 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar se është e pamundur t’u përgjigjet të gjithave individualisht. Ai shoqëroi reagimin e tij edhe me një falënderim për ata që e kritikojnë apo e sulmojnë në rrjet. Teksa qytetarët prej më shumë se një muaji protestojnë kundër qeverisë duke patur simbol flamingon, kryeministri ka zgjedhur pikërisht një foto të përpunuar ku shfaqet së bashku me një flamingo. “Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë...
Burimi:
opinion.al