Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri, kryeministri: Nuk do ta zgjasim ndalimin, kemi bërë partneritet me platformën

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri, kryeministri: Nuk do ta zgjasim ndalimin, kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social TikTok do të jetë sërish e aksesueshme në Shqipëri. Në një intervistë për Politico, Rama bëri me dije se qeveria ka arritur një partneritet me platformën dhe së shpejti do t’i prezantojë publikut shqiptar masat e reja mbrojtëse. “Jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”, tha Rama, duke shtuar se ishte i befasuar nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar për ndalim. Ai shtoi se: “Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe...