Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kosova se nëse ish-udhëheqësit e UÇK-së dënohen ashtu siç thotë edhe Prokuroria, sipas të njëjtës logjikë, duhen arrestuar edhe figurat perëndimore që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s për të çliruar Kosovën. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se nëse Perëndimi nuk e kalon këtë “test”, duke mos lejuar, sipas tij, “varrosjen për së gjalli të katër njerëzve të pafajshëm”, atëherë kjo do të përbënte një problem të madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë besueshmërinë e vendeve perëndimore. “Kosova e testoi dhe fatmirësisht perëndimi duke e njohur Kosovën kaloi testin e humanizmit të vet. Nëse sot Perëndimi nuk e kalon këtë test dhe merr përsipër varrosjen për së gjalli duke lënduar si skam ë keq popullin dhe Kosovën, ky...