Rama nesër në Izrael/ Detajet e axhendës dhe fjalimi në Parlamentin izraelit
Rama në Izrael TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, ai shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama. Axhenda e plotë e vizitës: Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp. Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare. Në orën 14:00, Kryeministri...
Burimi:
zeri.ai