Rama në Vlorë, takime me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë

Rama në Vlorë, takime me deputetët e qarkut dhe drejtues të bashkisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Vlorës, pas qëndrimit të fundjavës në Dhërmi që prej datës 14 mars. Në mbërritje, ai është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. Sipas burimeve zyrtare, kryeministri pritet të zhvillojë takime me deputetët e qarkut dhe drejtuesit e bashkisë, ku në fokus do të jenë çështjet që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar.