Rama në Bordin e Paqes, deputeti Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA
Vendimi i Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes nga presidenti Trump, ka ngjallur pikëpyetje në Parlamentin Europian, ku eurodeputeti gjerman Peter Gahler kërkoi sqarime gjatë një takimi në Kuvend me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Deputeti i PS, Erjon Malaj thotë se përgjigjja qëndron te marrëdhëniet e veçanta të Shqipërisë me SHBA. “Duhet ritheksuar që zotëria është gjerman dhe jo shqiptar, në kuptimin e mirë të fjalës që të arrijë të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA. Nuk e vë askush në diskutim në Shqipëri pse ne njëzëri, të gjitha partitë politike, miratuan menjëherë pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë bord. Roli i Shqipërisë në çdo iniciativë të SHBA ka qenë gjithnjë, sado i vogël, i rëndësishëm. Jemi përpjekur në çdo mision paqeje ku...
Burimi:
kohajone.com