Rama: Në 5 vite, rritje 80% e vizitorëve. Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e mediave të huaja
Kryeministri Edi Rama shprehet se tashmë Shqipëria është kthyer në qendër të turistëve të huaj, ndërsa ndan në Facebook edhe disa nga shkrimet e mediave ndërkombëtare për vendin tonë. Në vijim postimi i Ramës në Facebook: Shqipëria turistike sërish në vëmendjen e medias. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar si një destinacion të larmishëm me plazhe, male, natyrë magjepsëse, me një trashëgimi të pasur kulturore e historike, mbushur me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu përmenden kujtimet e Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore e Tiranës. E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit...
Burimi:
kohajone.com