Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për mediat se kompania e përfshirë në fazën përfundimtare të projektit për ndërtimin e portit të Porto Romanos është tërhequr në momentin e fundit. Sipas tij, kompania kishte kaluar të gjitha fazat e procesit dhe pritej të paraqiste ofertën përfundimtare, por vendosi të tërhiqej duke iu referuar situatës së krizës. Rama tha se oferta financiare lidhej me kufirin maksimal të përcaktuar nga një studim i realizuar nga një kompani ndërkombëtare që merret me projekte të porteve dhe aeroporteve, si dhe me kufirin e vendosur nga kërkesat e qeverisë shqiptare. Ai u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania të ketë qenë nën presion të drejtpërdrejtë, por theksoi se procesi është zhvilluar në një klimë presioni. Rama mohoi...