Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim për ju, se sa të keni bordin mbi kurriz

Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim për ju, se sa të keni bordin mbi kurriz

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me furnizuesit e naftës në vend. Në fjalën e tij, Rama tha se për momentin nuk është e parë e arsyeshme ngritja e një bordi për caktimin e çmimit të këtij produkti. “Nuk e kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapim dhe të kalojmë në bord, pasi në fund të ditës, nëse dialogu funksionon, siç ka funksionuar deri tani, ne qëllimin nuk e kemi t’iu shtrëngojmë në punën tuaj, por që bashkërisht të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju, por nga ana tjetër, më mirë marzhe më të ulëta, sesa bordi...