Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile me Ballukun në krah: Fajin e ka opozita
Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në disa zona të vendit si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama theksoi se situata është serioze, ndërsa dha edhe shifra konkrete mbi dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. “Ka prani uji në 1587 banesa, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje,” deklaroi Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe te reagimet politike në këto momente, duke kritikuar opozitën për qëndrimet e saj. Sipas tij, “reagimet nga opozita në këto kohë përmbytjesh janë të tepërta dhe nuk i japin zgjidhje personave të prekur nga kjo situatë.” Rama theksoi gjithashtu se shkak për situatën e krijuar janë reshjet e pazakonta për...