Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e ësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama. Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Rama do të niset sot rreth orës 14:00 për në Bruksel. Në mbrëmje do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Pritet të zbulohen “porositë” që Rama do u lërë ministrave para udhëtimit në Bruksel.